Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku bashkë me Sekretarin e Përgjithshëm të partisë, Bajrush Xhemaili, nënkryetarin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, dhe deputetet Eliza Hoxha e Ariana Musliu – Shoshi, ka pritur në takim ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Igli Hasani dhe ekipin e tij.
Gjatë takimit u diskutua për gjendjen aktuale politike në vend dhe fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore mes dy shteteve, shkruan Arbresh.info.
Duke e falënderuar ministrin Hasani për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme të shtetit shqiptar për Kosovën, Çitaku theksoi se PDK si përherë do të vazhdojë të angazhohet në kultivimin e raporteve të mirëfillta vëllazërore me Shqipërinë.
“Shqipëria nuk është një fqinj i rëndomtë i Kosovës, dhe raportet mes Kosovës dhe Shqipërisë janë më të thella e shumëfish më të fuqishme se kokëçarjet e shkaktuara nga liderët e përkohshëm”, tha ajo.
Ministri Hasani theksoi se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga prioritetet e kryesisë shqiptare të Kartës SHBA – Adriatike përgjatë vitit 2024. Ai u zotua se Shqipëria do të vazhdojë mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe anëtarësimit në organizata rajonale e ndërkombëtare.
“Shqipëria është dhe do të vazhdojë të jetë një mbështetëse e fuqishme e politikës së dyerve të hapura”, tha ai./Arbresh.info/
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë