Google ADS

BIK: Në disa aplikacione në telefon, kohët e namazit u llogaritën gabimisht

23:57 | 25 Tetor 2021
Përparim Bublaku

Bashkësia Islame e Kosovës, ka dalë me një sqarim për të gjithë besimtarët myslimanë lidhur me kohët e namazit.

Sipas Bashkësisë Islame, në të gjitha aplikacionet telefonike ka ndodhur një gabim ku të gjitha kohët e namazit po llogariten gabimisht për një orë më herët.
“Bashkësia Islame e Kosovës, sqaron se kohët e namazit do të jenë të njëjta deri të dielën e ardhshme, kur pritet që akrepat e orës të kthehen një orë prapa”, thuhet në reagimin e Bashkësisë Islame.

Bashkësia Islame ka publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook kohet e namazit për muajin tetor, dhe gjithashtu edhe linkun për shkarkimin e aplikacionit zyrtar për platformën android./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme