Gazetari Ridvan Berisha ka thënë se krijimi i idesë se Kosova e vitit 2021 korrespodon me fuqinë e shteteve që kanë origjinë perandorake,e armatim bërthamor, është një mashtrim primitiv i shekullit. Ai thotë se qytetarët nuk e konsumojnë këtë lajthitje të mazhoracës nën pretekstion se krejt çka është bërë deri më tash në raport me Serbinë përfaqëson kulmin e tradhtisë.
Berisha nëpermjet një postimi në ‘Facebook’ tha se nuk ka patriotizëm më të madh se me e bë Kosovën të jetueshme për të rinjt.
Postimi i plotë:
Krijimi i idese se Kosova e vitit 2021 korrespodon me fuqine e shteteve qe kane origjine perandorake,e armatim berthamor, eshte nje mashtrim primitiv i shekullit. Nuk besoj se qytetaret e konsumojne kete lajthitje te qellimshme te mazhorances nen pretekstin se krejt çka eshte bere deri me tash ne raport me Serbine perfaqeson kulmin e tradhtise. Lehte eshte me fol nen shpatullat e SHBA-ve, e me duhet te rikujtoje se administrata e presidentit Biden po u ve vija te kuqe jo vetem elitave te korruptuara ne Ballkan por edhe atyre politikaneve qe e minojne qellimshem ndertimin e paqes. Fatkeqesisht ne si shoqeri nen projektimin e perpasjeve thuajse finsore politike, e kemi sjelle shtetin ne piken me deshpruese, qe quhet status quo. Nuk kane guxim per vendimarrje per brezat e ardhshem per sa kohe qe çdo dite sektoret kryesore te shtetit, perfshire ekonomine, punesimin, sundimin e ligjit…mjaft ngadale po shenojne progres per te mos thene edhe regres. Ne fund fare, qytetaret e kane interes jetik se si po e perfunfojne muajin, me apo pa borxhe nga trendi ne rritje i çmimeve te produkteve te konsumit bazik. Sot, nuk ka patriotizem me te madh se me e bo Kosoven te jetueshme per te rinjt, e anzginllekun si çdo here e perfaqesojne perandorite, fatmiresisht aleatet tane. Po druaj se, shpejt do t’u humbet durimi me ne. ‘Çka eshte mjaft eshte mjaft’, lehtesisht mund te na thone keshtu!
Kurti pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregti...
Katër vjet nga publikimi i aktakuzës ndaj ish-krerëve të UÇK...
SHBA: Rusia dhe Irani po intensifikojnë fushatat dezinformue...
Aksident mes dy veturave në Prishtinë, lëndohen gjashtë pers...
Amerika zgjedh sot presidentin, 7 shtetet që mund të caktojn...
Rama priti në takim drejtorin për siguri të OSBE-së në Kosov...