Ministria e Financave ka njoftaur se Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka grumbulluar afro 90% më shumë të hyra tatimore në janar 2024 krahasuar me janarin 2019.
Sipas njoftimit, krahasuar me të gyrat tatimore dhe numrit të tatimpaguesve për periudhën janar 2019 dhe periudhën janar 2024, i bie që ATK ka arritur të grumbullojë mbi 52.3 milionë euro më shumë, shkruan Arbresh.info.
“Rritje e theksuar vërehet edhe te numri i tatimpaguesve, ku nga 37,459 tatimpagues sa ishin në janar të vitit 2019, numri i tatimpaguesve në janar të vitit 2024 është rritur për 10,658, apo 28%, pra duke arritur numrin prej 48,117 tatimpagues. Kjo tregon se ka më shumë biznese aktive që po paguajnë tatim, pra zgjerim i bazës tatimore.”, thuhet në njoftimin e ministrisë.
Ndër të tjera, ministria thotë se rritja e theksuar në këta dy indikatorë është rezultat i rritjes se aktivitetit ekonomik, por edhe si rezultat i zbatimit të ligjit dhe rritjes së efikasitetit të Administratës Tatimore të Kosovës në mbledhjen e tatimeve./Arbresh.info/
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...
Kurti mirëpriti në takim lamtumirës Ambasadorin e Bullgarisë...
Dy të plagosurit në Vranjevc po i ruan policia në QKUK, u ca...