Google ADS

Arrestohet kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi

18:27 | 19 Prill 2023
E.H

Më urdhër të Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës ka arrestuar sot kryeshefin e Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin.

Krasniqi është arrestuar si i dyshuar për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, njësia e veçantë e hetimeve sot ka bastisur zyrën e të pandehurit Nagip Krasniqi në Prishtinë, dy banesa në lokacione të ndara në Prishtinë, në pronësi dhe të shfrytëzuara nga i njëjti, me qëllim gjetjen e dëshmive të cilat kanë të bëjnë me veprat penale të lartcekura. Gjatë bastisjes janë sekuestruar dokumente të ndryshme që ndërlidhen me rastin, pajisje elektronike si tre kompjuterë, një llap-top, një celular, një USB, në cilësi të provave materiale që do të shërbejnë për procedurën e mëtejme”, thuhet në njoftim.

Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i pandehuri është dërguar në mbajtje në kohëzgjatje prej 48 orësh.​/Arbresh.info/

Lexo edhe:

Policia bastis zyret e KEK-ut

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme