Është duke u raportuar se është arrestuar ish-deputeti Haxhi Shala, i njohur edhe si komandant “TOPI”.
Arbresh.info ka kontaktuar Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë të cilët as nuk e kanë pohuar e as mohuar arrestimin e Shalës.
Zëdhënësi i ZPS-së, Cristopher Bennett tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë dhe nuk ka komente të mëtejshme.”, thuhet në përgjigjen e Bennett për Arbresh.info.
Kujtojmë që ditë më parë është bastisur edhe shtëpia e bashkëluftëtarit të ish-komandant bashkëluftëtarit të Calit, Behar Berisha.
Kështu kishte bërë të ditur, ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës
Hyundai ka një shef të ri