Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka zhvilluar takim virtual me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier.
Duke e vlerësuar lart kontributin dhe ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhënë institucioneve të Republikës së Kosovës, veçmas për ato të drejtësisë, Kryeprokurori Lumezi e njoftoi konkretisht Ambasadorin Hovenier për punën, të arriturat, sfidat dhe objektivat e Prokurorit të Shtetit.
Po ashtu, pjesë thelbësore e diskutimeve ishte edhe angazhimi i Prokurorit të Shtetit në luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimeve të tjera të rënda.
Në këtë kontekst, palët patën diskutime të frytshme dhe konstruktive për nevojën e forcimit të sundimit të ligjit, administrimin efikas të drejtësisë dhe konsolidimin e pavarësisë institucionale.
Ambasadori Hovenier vlerësoi progresin e arritur në sistemin e drejtësisë dhe siguroi Kryeprokurorin e Shtetit që SHBA-të do të vazhdojnë ta mbështesin sistemin prokurorial.
Në fund, Kryeprokurori i Shtetit dhe Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shprehën vullnetin e përbashkët për të punuar ngushtë në të gjitha çështjet./arbresh.info/
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%