Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj disa zyrtarëve shtetërorë ku i përfshirë është edhe ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasanin dhe kryetari I tanishëm Malishevës, Ragip Begaj.
Prokuroria Speciale ka treguar se aktakuza ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime të pozitës apo autoritetit zyrtar.
Gazeta Reporteri.net mëson se Bajram Hasani, Ragip Begaj, Faton Thaçi (ish-zv.ministër) akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Arbresh.info ka provuar te marrë një konfirmim nga Begaj për aktakuzën, i cili nuk është përgjigjur ne telefon.
Ndaj Hajdin Berishës, nënkryetar i Malishevës, Nazmi Kafexhollit që është drejtor në Ministrinë e Bujqësisë, Bekim Krasniqi e Malë Krasniqi që janë zyrtarë të kadastrës në Malishevë rëndojnë të njëjtat akuza.
Në anën tejtër biznesmeni Ahmet Rrahmani akuzohet për “shpëlarje parash”.
Në njoftimin e Prokurorisë Speciale thuhet se ky insitutcione ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër të pandehurve me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H., F.Th., N.K., dhe A.Rr., për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit me inicialet R.B., H.B., B.K., M.K., B.H dhe F.Th. kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 422 paragrafi 1, në bashkëkryerje nga neni 31 të KPRK-së.
Po ashtu, i pandehuri M.K, dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 paragrafi 1 të KPRK-së.
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%