Google ADS

Abdixhiku: S’kishte konsensus për shtyrje të zgjedhjeve, lajm i mirë për demokracinë

19:15 | 13 Shtator 2021
Përparim Bublaku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka thënë se skenari për shtyrjen e zgjedhje përmban precedentë të rrezikshëm për demokracinë në vend.

Ai ka thënë se në takimin me presidenten nuk kishte konsensus për shtyrjen e zgjedhjeve dhe kjo është e mirë për demokracinë.

“Në takim nuk kishte konsensus për shtyrjen e zgjedhjeve dhe ky është lajm i mirë për demokracinë. Shpresoj se ky vendim mos të ndryshohet në ditët në vijim sepse do të ishte precedent i rrezikshëm”, tha Abdixhiku./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme