Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për vitin 2023 në vlerë prej 3 miliardë e 212 milionë euro, prej kësaj shume, 296 milionë euro janë ndarë për sektorin e shëndetësisë.
Rritja e buxhetit për shëndetësi nga 198 milionë euro sa ishte në vitin 2022, në 296 milionë euro për vitin 2023 për sektorin e shëndetësisë, po shihet si qasje serioze e qeverisë përballë këtij sektori nga njohës të kësaj fushe.
60 milionë e këtyre mjeteve të ndara për shëndetësi, janë ndarë për barnat esenciale.
Por, njohësi i çështjeve të shëndetësisë, Bujar Vitija, ka frikë se 60 milionë euro nuk mjaftojnë për sigurimin e barnave.
Megjithatë, ai thotë se çdo rritje, apo çdo ndryshim për të mirë që ndodh në sektorin e shëndetësisë, është i mirëseardhur.
Ai për arbresh.info tha se shpreson që të paktën me buxhetin për barnat esenciale të mos ketë mungesa, siç ka ndodhur herëve të tjera.
“Çdo rritje e buxhetit për shëndetësi është e mirëseardhur, por nuk është e mjaftueshme. Unë shpresoj se së paku me këtë buxhet për Listën Esenciale të mos kemi mungesë të barnave vitin e ardhshëm, sikurse kishim mungesa këtë vit disa herë me javë të tëra”, shprehet Vitija.
Si “fajtor’ për mungesat e shpeshta të barnave, Vitija thotë se ka qenë mungesa e buxhetit të alokuar që i shkaktonte këto vonesa, përfundoi ai.
Një qasje serioze ndaj sektorit të shëndetësisë nga ana e qeverisë po e sheh ndarjen e këtij buxheti, njohësi tjetër i shëndetësisë, Ilir Sylhoxhaj.
Ai thekson se është hera e parë që Qeveria ka një qasje kaq serioze për këtë sektor.
“Me këtë hap qeveria është duke e adresuar problemin kryesore në shëndetësi, mungesën e fondeve, pa financa nuk ka shëndetësi. Shëndetësia është një bunar pa fund, kurrë nuk mjaftojnë, sepse gjithmonë ka nevoja mbi nevoja”, thotë Sylhoxhaj për arbresh.info.
Për ndarjen e këtij buxheti për shëndetësi, pati reagim edhe nga ish-ministri i këtij dikasteri nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Armend Zemaj në një konferencë për media u shpreh se gjatë kësaj kohe janë realizuar vetëm pesë për qind e investimeve kapitale.
“Qeveria Kurti s’ka plan dhe duket që s’ka as aftësi që të menaxhojë me shëndetësinë. Kjo është një mesatare edhe më e tmerrshme se sa mesatarja prej 10 për qind e realizimit të investimeve nga të gjitha ministritë e vendit. Vetëm 530 mijë e 702 euro nga 10 milionë e 63 mijë eurot të zotuara janë shpenzuar për projekte nga ministria e shëndetësisë”, kishte thënë ish ministri i shëndetësisë, ishte shprehur Zemaj në konferencë.
Ndërsa Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte bërë ditur se edhe një pako e veçantë, do të fillojë funksionalizimin për gratë e prekura me kancer të gjirit dhe këtë e ka konfirmuar edhe MSH.
“Kemi planifikuar për herë të parë në buxhetin e shtetit ndarjen e pakove të veçanta për nënat dhe fëmijët në Klinikën e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë. Po ashtu për herë të parë është buxhetuar pakoja mbështetëse për pacientet në Klinikën e Onkologjisë të prekur nga kanceri”, thuhet në njoftimin e MSH./arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend