Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar sakrificën e Familjes Jashari, teksa ka thënë se saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.
Në fund ai thotë se ” ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA”.
Ky është postimi i plotë:
ATA
Fillimi i luftës në Kosovë shënonte betejat e mbrama për ta. Vitet 1997-1999, ishin faza e fundit për ata që po luftonin për liri që nga viti 1991. Saktësisht 29 vjet më parë, me 30 dhjetor, forcat serbe sulmuan kullën e Jasharëve në Prekaz. Mirëpo, aty u sprapsën me panik nga pushkët e Bacës Shaban me djemtë e tij.
Që nga ajo ditë ata jetuan dhe luftuan me dy parime të thjeshta e të vështira: 1) Nuk do ta lëshojmë Kosovën deri në çlirimin e vendit dhe bashkimin e kombit; 2) Nuk dorëzohemi e nuk nënshtrohemi për së gjalli. Nga ky betim që ata ia bënë tokës sonë e njëri-tjetrit lindi UÇK-ja.
ATA dhanë gjithçka. Sepse lirinë e deshën për të gjithë ne. Kosovën e presin ditë të mira. Për aq sa nuk i harron ATA.
Aeroporti i Prishtinës feston arritjen e katër milionë udhët...
Laporta mund t’i befasojë të gjithë me transferimin e parë t...
Provat sugjerojnë se kundërajrorët rusë e goditën avionin e ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri
Sot mblidhet Qeveria e Kosovës
Situata energjetike në Kosovë, Rizvanolli takon sot përfaqës...