29 vjeçari nga Ferizaj i jep fund jetës

14:49 | 8 Shtator 2023
K.B

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person dyshohet se ka bërë vetëvrasje në Ferizaj.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai deklaroi vdekjen e tij e kanë konstatuar mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt.

“Rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person ,mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetvrasje. Mjekët nga Qendra Emeregjnte e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij”, tha ai.

Veseli tha se ekipe të Policisë rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme