Google ADS

29-Nëntori/ Rama dhe Meta përkulen para monumentit “Nëna Shqipëri”

13:03 | 29 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta janë bërë sërish bashkë, por larg nga njeri tjetri, në Varrezat e Dëshmorëve në ceremoninë zyrtare të homazheve për ditën e Çlirimit.

Ata kanë kryer homazhet respektive njëri pas tjetrit, duke u përkulur para monumentit “Nëna Shqipëri” .

29 Nëntori i sotëm shënon 77-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacinal Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë. Prej 7 prillit të vitit 1939 e deri më 29 nëntor të vitit 1944, Shqipëria kishte qenë e pushtuar nga Italia fashiste dhe pas kapitullimit të saj, në vjeshtë të vitit 1943, Shqipëria pushtohet nga forcat gjermane.

Në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.

Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta, ndërsa të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit u çliruan me ndihmën e Armatës së Kuqe./tch

 

Të ngjashme