Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.951 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 284 raste pozitive.
Numri total i rasteve pozitive është 61.688 raste nga 244.950 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.519 raste të vdekjes, shkruan Arbresh.info.
E gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 224 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 53.455 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.714.
Ndërsa rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 112 raste, Pejë 29 raste, Prizren 21 raste, Ferizaj 19 raste, Gjakovë 12 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Gjilan 10 raste, Mitrovicë 10 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 8 raste, Deçan 6 raste, Kaçanik 5 raste, Vushtrri 5 raste, Istog 4 raste, Lipjan 4 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Mamushë 2 raste dhe nga një rast komunat Graçanicë, Junik, Malishevë, Obiliq, Skenderaj dhe Viti.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...