Google ADS

28 pacientë me COVID-19 të shtruar në Spitalin e Gjakovës

13:47 | 10 Shtator 2020
A Z

Spitali i Përgjithshëm Gjakovë në raportin 24- orësh, ka njoftuar se në këtë spital ka trajtuar 28 pacientë me covid-19 të shtruar në spital.

Sipas raportit, 19 pacientë janë të konfirmuarme COVID-19 pozitivë, 3 pacientë janë të konfirmuar negativë, 3 pacientë do të testohen, 3 paciente presin rezultatet, 20 pacientë janë me oksigjeno terapi dhe 2 pacenët janë në CPAP maskë.

“Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme