Gjykata e OKB-së mbi krimet e luftës në Hagë, më 27 majt të vitit 1999, konfirmoi se ka paditur presidentin jugosllav, Slobodan Milosheviq, si kriminel lufte.
Me një prill të vitit 1991, Millosheviqi arrestohet në Beograd. Ndërsa me urdhërin e Qeverisë serbe, me 28 qershor, ekstradohet në Hagë, ku me 27 maj të vitit 1999, është bërë publike aktakuza për krime lufte në Kosovë. Më vonë Millosheviqi akuzohet për krime edhe në Kroaci dhe gjenodid në Bosnje-Hercegovinë.
Gjykimi kundër Millosheviqit në Hagë ka filluar me 12 shkurt të vitit 2002.
Nxjerrja e dëshmive për krime në Kosovë e Kroaci dhe për gjenocid në Bosnje – Hercegovinë, ka zgjatur deri me 25 shkurt të vitit 2004. Mbrojtja e tij ka filluar me në fund të gushtit të këktij viti.
Gjykimi kundër Millosheviqit është ndërprerë me dhjetëra herë për shkak të problemeve kardiovaskolare dhe tensionit të lartë të gjakut.
Me 22 shkurt, Milloshviqi ka deklaruar se nuk është në gjendje të vazhdojë marrjen e dëshmitarëve në pyetje, ndërsa me 24 shkurt refuzohet kërkesa e tij për shërim në Rusi.
Me 11 mars në ora 9:30, u gjet i vdekur në çelinë e tij. /kp
Arsenali e ka gjetur tek Bayern Munich lojtarin i cili mund ...
Libani dëbon rreth 70 oficerë dhe ushtarë sirianë
Supa e cila eliminon helmet dhe yndyrat nga trupi: Racion i ...
Për herë të parë, ShBA furnizon Ukrainën me gaz amerikan
Murtaja afrikane/ Autoriteti i Veterinarisë asgjëson sipas p...
Si ndikon gjumi në sistemin imunitar?