Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur njëzeteshtatë (27) aktakuza kundër tridhjetenjë (31) personave për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, trembëdhjetë (13) persona, si dhe janë bërë gjashtë (6) kërkesa kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në Prishtinë. Prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dalë në vendin e ngjarjes, i njëjti ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML. Rasti po vazhdon të hetohet.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar tri (3) persona të dyshuar, si dhe ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e paraburgimit për dy (2) persona. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar për 48 orë katër (4) persona të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit, ndaj një (1) personi të dyshuar për veprën penale “Vrasje”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, ka bërë një (1) propozim për caktimin e masës së paraburgimit me ndalim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike në Prishtinë, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.
Brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Dhune në familje”, si dhe ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër tetë (8) personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur nëntë (9) aktakuza, kundër nëntë (9), personave, për vepra të ndryshme penale./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...