Në komunën e Gjilanit rezultojnë të jenë edhe 265 raste aktive me koronavirus.
Nënkryetari i komunës Arbrë Ismajli ka thënë se edhe më tutje situata mbetet alarmante, por sipas tij, lajmi i mirë është se ditëve të fundit ka pasur një rënie të infeksioneve, ku aktualisht janë 265 raste aktive me COVID-19, nga më shumë se 500 sa ishte para dhjetë ditësh.
Në emër të Komitetit, Ismajli ka apeluar qytetarët që të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve kosovare të cilat janë në përputhje me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe pastrimi i duarve, si e vetmja mënyrë e parandalimit të përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme e Gjilanit e përballjes me pandeminë që prej 13 marsit është si vijon: nga 7246 testime, 2850 qytetarë kanë rezultuar pozitivë, 2500 të shëruar, 85 të vdekur, 265 raste aktive, 56 të konfirmuar me COVID në hospitalizim dhe 120 mostra në pritje.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...