Google ADS

26 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit, Haradinaj: Një nga momentet më të përgjakshme

14:16 | 29 Janar 2025
E.H

Kryetari i AAK-së , Ramush Haradinaj ka përkujtuar 26-vjetorin e masakrës së Rogovës së Hasit teksa u  shpreh se 27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, dhe më heroike të luftës sonë çlirimtare.

Me anë të një postimi në Facebook, Haradinaj shkroi se në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës, përcjell Arbresh.info

Postimi i plotë:

27, 28 dhe 29 janari i vitit 1999 shënojnë një nga momentet më të përgjakshme, por njëkohësisht edhe më heroike të luftës sonë çlirimtare.

Në Rogovë të Hasit, tridhjetë luftëtarë trima të UÇK-së dhe banorë të Rogovës dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

Në rrugëtimin e tyre për të siguruar armatim për UÇK-në, u përjetësuan bashkëluftëtarë që i kisha përkrah në shumë beteja: Agron Rama, Agim Zeneli, Sejdi Rama, Agush Gjocaj, Bahtiar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çetaj, Gaspër Karaqi, Gëzim Ademaj, Hamdi Berisha, Haxhi Kleçka, Ilir Merturi, Kasim Shala, Luan Smajli, Memë Lleshi, Prend Lleshi, Naim Dreshaj, Naim Gashi, Sahit Krasniqi, Valon Gashi dhe Vesel Avdyli.

Në përpjekje për të shpëtuar luftëtarët e plagosur, u flijuan edhe rogovasit fisnikë: Rrustem Morina me djemtë Selmanin, Muhametin e Nusretin, Ibrahim Kryeziu, Xhevdet Berisha, Zyber Shala, Adem Shala dhe Rifat Shala.

Sakrifica e tyre sublime u bë frymëzim për vazhdimin e luftës deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës.

Faleminderit për shërbimin ndaj Atdheut./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm