26 vjeçari theret me thikë në Prishtinë, policia jep detaje

23:46 | 11 Nëntor 2020
L G

Një person është therur me thikë në Prishtinë.  Rasti ka ndodhur rreth orës 21:45 afër lokaleve të Lesna në kryeqytet, raporton arbresh.info.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxhaj i ka thënë arbresh.info se 26 vjeçari i cili është therur me thikë është dërguar për trejtman mjekësor.

“Ju njoftoj se me datë 11.11.2020 rreth orës 21:45 Policia ka pranuar informatën se një person është i therur me thike, afër lokaleve te Lesnes. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion. Personi i lënduar mashkull (viti i lindjes 1994) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes se këtij incidenti”, ka thënë Hoxhaj ./arbresh.info/

Të ngjashme