Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Rrahman Rama ka thënë se 26 pjesëtarë të FSK-së janë infektuar me coronavirus.
Rama tha se të gjithë janë raste kontakti, të cilët janë duke qëndruar në vetë izolim dhe janë në gjendje shumë të mirë shëndetësore.
“Fatkeqësisht i kemi 26 pjesëtarë të FSK-së, ku pas testeve që i kemi bërë dje kanë dalë pozitiv. Duhet ta kuptojmë që edhe ata janë qytetarë të Kosovës, dhe të gjithë janë raste kontakt. Për fat të mirë gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë. E kemi qendrën mjekësore, të cilët janë në kontakt me ta. Nuk kemi asnjë pjesëtarë të FSK-së që është në gjendje të rëndë, por të gjithë janë nëpër shtëpi të tyre”, ka thënë Rama.
Ai nuk tregoi se sa mund të jetë numri i atyre që priten të testohen si raste kontakti, por tha se kryesisht të infektuarit janë nga disa rajone të Kosovës.
I pyetur se nëse shpallet gjendja e jashtëzakonshme, a është e gatshme ushtria, ai tha: “Ushtria gjithmonë është gati dhe nuk do të ndalet. Pavarësisht këtij numri ne do ta vazhdojmë me planet, objektivat dhe punët tona ditore”. /RTV Dukagjini/
Shkencëtarët në Peru zbulojnë një fosil krokodili 12 milionë...
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej për vrasje në t...
Kështu e festojnë 28 nëntorin mërgimtaret në Gjermani
Sekretari Blinken uron Shqipërinë
Anulohet samiti i liderëve të rajonit dhe BE-së në Bosnje, d...
FSK bënë homazhe në kompleksin memorial në Prekaz