Nesër (e mërkurë) punëtorët teknikë dhe të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe të Qendrës Studentore do të hyjnë në grevë.
Kështu ka bërë të ditur kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili ka thënë se arsyeja e grevës janë pagat e ulëta.
Azemi po ashtu ka bërë të ditur se numri i grevistëve është 250.
“Nesër me 21.02.2024 që nga ora shtatë e mëngjesit të gjithë punëtorët teknik dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit te Prishtinës dhe Qendrës Studentore do të hynë në grevë për shkak të pagave të ulëta. Numri i grevistëve është rreth 250”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Në një fesitval golash, Liverpooli triumfon derbin në udhëti...
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League