250 mjekët kosovarë janë nisur sot për Shqipëri për vaksinim kundër Covid-19.
Agron Kryeziu udhëheqës i Sindikatës së Shëndetësisë së Kosovës, për Arbresh. Info, tha se nisja do të bëhet në ora 08:00.
Ai po ashtu tha se ata pritet te jenë në Kukës në ora 11:00.
Organizimi sipas Kryeziut tha se po behet nëpërmes autobusëve.
Ndryshe, dje Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, njoftoi se do të vaksinohen rreth 250 punëtorët e parë ndërsa në ditët në vijim do të vazhdohet edhe me 250 të tjerë.
Në komunikatë thuhet se delegacioni i FSSHK-së i përbërë nga kryetari Blerim Syla dhe Islam Krasniqi në prani të Ambasadorit të Kosovës në Shqipëri Nait Hasani sot kanë zhvilluar takim me Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë dhe kanë rënë dakord për çështjet teknike të vaksinimit të punëtorëve shëndetësor të Kosovës, raporton tch, transmeton portali arbresh.info
Në fund edhe njëherë FSSHK falenderon kryeministrin Rama, stafin e Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Shqipërisë si dhe Ambasadorin e Kosovës në Shqipëri Nait Hasani për angazhimin.
FSSHK thotë se në Kukës është duke u përgatitur një hapësirë e veçantë për vaksinimin e punëtorëve shëndetësor të Kosovës./arbresh.info/
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa ...
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...