Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka nënshkruar marrëveshje të mirëkuptimit me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Rasim Demiri për bashkëfinancimin e projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica, faza e parë” (pastrimi dhe thellimi i lumit).
Sipas kësaj marrëveshje të bashkëfinancimit mes Komunës dhe MZHR-së për rregullimin e shtratit të lumit Drenica faza e parë, vlera e përgjithshme e projektit është 250 mijë euro. Ministria e Zhvillimit Rajonal nga buxheti i vet për vitin 2019 do të ndaj mjete në verën prej 70 mijë eurove, kurse Komuna nga buxheti i saj vjetor për vitin 2019 do të ndaj mjete në vlerën prej 120 mijë euro, kurse pjesa prej 60 mijë euro do të ndahet nga Komuna e Drenasit ne një fazë tjetër të realizimit të projektit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëfinancimin e këtij projekti, kryetari Lladrovci dhe ministri Demiri, janë zotuar se do t’i kryejnë obligimet e tyre sipas marrëveshjes së nënshkruar.
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde
Sveçla: Lufta ndaj krimit të organizuar nuk ka alternativë, ...
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...