Organizata ‘ADRA’ e ka vazhduar traditën e saj të kamotshme duke shpërndarë dhurata në Kosovë.
Edhe këtë vit Organizata humanitare ndërkombëtare “ ADRA” në bashkëpunim me shkollën fillore ‘Emin Duraku” në Prishtinë , kanë siguruar 250 dhurata të kombinuara me mjete mësimore, ëmbëlsira dhe lodra për një grup nxënësish të kësaj shkolle.
Drejtori i shkollës “ Emin Duraku”, në Prishtinë për Arbresh.info ka thënë se më këtë organizatë janë duke bashkëpunuar që tri vite.
“Unë jam Visar Osmani, ne me organizatën “Adra” bashkëpunojmë që tri vite , si partnere e shkollës ne e kemi klubin e shkollës, miqtë e shkollës që titullohet edhe organizata “Adra”, që është viti i tretë që sjell pako të ndryshme në kuadër të projektit “fëmijët për fëmijët”, dhe sinqerisht janë staf i mrekullueshëm në krye me zotëri Millan, një njeri shumë i ndërgjegjshëm dhe qysh para dy viteve që kemi pranuar kontingjentin e parë ka funksionuar linja e bashkëpunimit, dhe sot është viti i tretë që bashkëpunojmë’, tha Osmani.
Sipas, Osmanit traget këto dhurata do t’i kenë nxënësit me asistencë sociale, nxënësit nga komunitetet pakicë dhe para fillorët.
‘Ne shkojmë së pari sepse numri është i limituar nuk është për të gjithë nxënësit por prioriteti ju japim fëmijëve me asistencë sociale kemi nxënës nga komuniteti pakicë, para fillorët janë ata që vijnë në shkollë ata i gëzojmë pra nga viti në vit ju kemi thënë të gjithë paraleleve të mos mbetet askush pa marrë dhurata por megjithatë është një lajm i mirë që dikush mendon për ta një organizatë si “Adra”, ku në mesin e atyre pakove fëmijët gjejnë lodra, mjete për mësim ku dhurohen nga familjet e ndryshme nga shtetet e Bashkimit Evropian”, u shpreh Osmani.
Sipas, drejtorit të kësaj shkolle unike e këtyre dhuratave është ngrohtësia që sjellin bashkëmoshatarët e tyre nga shtetet e Bashkimit Evropian përmes kartolinave dhe gjërave të tyre personale
“Unike e këtyre dhuratave është ngrohtësia që sjellin bashkëmoshatarët e tyre nga shtetet e tyre të Bashkimit evropian përmes kartolinave përmes gjërave të tyre personale që i falin apo i dhurojnë donacion për fëmijët në nevojë për Republikën e Kosovës. Ne mendojmë sot që t’i ndajmë mbi 250 dhurata për 250 nxënës por megjithatë mbetet për të parë dhe në fund të projektit ajo mbetje apo ka një sasi të caktuar edhe para vitit të ri besoj që do të ketë një sasi tjetër’, përfundoi Osmani.
Në fund Osmani ndau mirënjohje për menaxherin e kësaj organizate Millan Bogujeviq dhe e falënderoi për bashkëpunimin tre vjeçare.
Ndryshe, Organizata “Adra”, operon në Kosovë që nga viti 2002, ku ka sjell buzëqeshje në fytyrat e shumë fëmijëve./Arbresh.info/Edona Krasniqi/
Hasani takon homologun austriak, diskutojnë për lidhjen e fo...
Mustafa kujton babain Xhemailin, 24 vjet pas vrasjes: Ai ënd...
Në 24-vjetorin e vrasjes, Osmani kujton Xhemail Mustafën si ...
Ancelotti për Mbappen: Ai do të tregojë cilësitë e tij nesër
Çfarë është “Oreshnik”, raketa më e fuqishme që Rusia ka për...
Arrestohen 19 persona në Prizren, për bixhoz e skema piramid...