25 vjetori i masakrës në Stagovë, Kurti: Drejtësia për të vrarët nga Serbia gjatë luftës në Kosovë është detyrim

22:13 | 21 Maj 2024
E.G

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar 25 vjetorin e masakrës në Stagovë të Kaçanikut.

Ai ka thënë se 25 vite më parë, u vranë mizorisht 13 civilë të pafajshëm, shkruan Arbresh.info.

“E vranë edhe Fitimin, që më 6 qershor do të mbushte 7 vjet, si dhe nënën Hanife, 94 vjeҫare. Në këtë 25 vjetor kujtojmë martirët: Bahrije Elezi (56 vjeҫe), Baki Bela (72 vjeҫ), Brahim Dashi (31 vjeҫ), Fahri Mani (56 vjeҫ), Fitim Gudaqi (6 vjeҫ), Hamdi Dashi (53 vjeҫ), Hanife Jaha (94 vjeҫe), Hanife Gudaqi (77 vjeҫe), Ibush Rrushi (59 vjeҫ), Ramush Jaha (75 vjeҫ), Ramadan Dashi (58 vjeҫ), Selvije Krivanjeva (89 vjeҫe) dhe Sevdije Guri (54 vjeҫe). Sot kujtojmë edhe dëshmorët: Ekrem Gudaqi e Kemal Thaqi.”, ka shrkuar kryeministri Kurti.

Shefi i ekzekutivit mes të tjerash tha se drejtësia për të gjithë të vrarët nga Serbia gjatë luftës në Kosovë është detyrim, ndaj kujtimit të tyre, ndaj paqes që e jetojmë dhe brezave që do të vijnë.

“Lavdi dëshmorëve e martirëve të Stagovës! I përjetshëm qoftë kujtimi për ta!”, shkroi kryeministri Kurti./Arbresh.info/

Të ngjashme