Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës.
Më 12 qershor 1999-të, morën fund vuajtjet shekullore dhe u arrit ajo çka populli i Kosovës deshti më së shumti, liria.
Pikërisht në këtë ditë na bien ndërmend edhe ata që dhanë shumë për këtë ditë, dëshmorët, martirët, invalidët e luftës e shumë të tjerë, duke kujtuar me krenari veprën dhe sakrificën e tyre.
Në mesin e tyre, një nga akterët kryesor ishte edhe presidenti i ShBA-së Bill Clinton, i cili asokohe u angazhua fort politikisht dhe ishte i vendosur për ta hequr Kosovën nga robëria.
Sot, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka falënderuar atë që ia mundësoi vendin tonë paqen.
“…dhe Republika e Kosovës ju falënderon, zoti President, që e keni bërë të mundur këtë paqe”, ka shkruar ajo në Twitter.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...