25-vjetori i çlirimit, Hovenier: ShBA-ja krenare për mbështetjen ndaj Kosovës për ta realizuar të ardhmen e tyre si shtet sovran

19:53 | 12 Qershor 2024
E.H

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka marr pjesë në aktivitet e organizuara për nderë të 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës.

“Sot iu bashkova zyrtarëve kosovarë dhe mysafirëve të dalluar për të shënuar 25-vjetorin e hyrjes së forcave të NATO- në Kosovë, që i dha fund kampanjës brutale të spastrimit etnik të kryer nga regjimi i Millosheviqit”, ka shkruar Hovenieri në X.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për rolin e rëndësishëm që e kanë luajtur, bashkë me aleatët, për t’i stopuar horroret dhe për të mbështetur të gjithë popullin e Kosovës për ta realizuar të ardhmen e tyre si shtet sovran, i pavarur, multietnik, dhe demokratik”, tha Hovenier

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme