Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka përkujtuar 25 vjetorin e thyerjes së kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi tha se nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani u thye kufiri shqiptaro-shqiptar duke i dhënë luftës një frymë tjetër, përcjell Arbresh.info.
“Sot, mbushet një çerek shekulli qëkur ushtarët e Brigadës 138 të Ushtrisë Çirimtare të Kosovës, nën udhëheqjen e heroit Agim Ramadani, thyen kufirin shqiptaro-shqiptar, duke i dhënë luftës çlirimtare një frymë e një jehonë tjetër që do të frymëzonte zemrat e çdo shqiptari të etur për liri”, ka shkruar Krasniqi.
“Beteja e Koshares, në historinë e luftës sonë, shënon një nga fitoret e mëdha të UÇK-së, si paralajmërim për fitoren përfundimtare që do të vinte dy muaj më vonë. Lavdi dëshmorëve të Koshares! Respekt dhe mirënjohje e përheshme veteranëve”, ka thënë Krasniqi./Arbresh.info.
Kurti sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë s...
Konjufca sot pret në takim kryetarin e Kuvendit të Maqedonis...
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...