Më 24 maj 1992 janë mbajtur zgjedhjet e para parlamentare dhe presidenciale në Republikën e atëhershme të Kosovës.
Këtë e thotë Muhamet Hamiti – ish këshilltari i ish Presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, përmes një postimi në Facebook.
Hamiti ka treguar se shumicën dërmuese në Kuvend e kishte fituar Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa udhëheqësi i saj Ibrahim Rugova u zgjodh President i vendit praktikisht me votë plebishitare popullore.
“Rugova u bë lider i pranuar i Kosovës në marrëdhëniet e saj me botën”, ka shkruar ai.
“Zgjedhjet u mbajtën në kohën e okupimit serb të Kosovës, në rrethana të jashtëzakonshme, por patën rëndësi të madhe për demokracinë dhe shtetndërtimin e Kosovës”, ka theksuar ai.
Zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Kosovës sipas tij vendosën në themele të shoqërisë e të shtetit tonë standardin e pakalueshëm: përfaqësues të popullit mund të bëhen vetëm ata që marrin besimin e tij në proces elektoral demokratik.
“Këta përfaqësues, Qeveria e zgjedhur prej tyre, dhe kryetari i shtetit mund të qeverisin vetëm me pëlqimin e popullit që i ka zgjedhur”.
“Presidenti Ibrahim Rugova, që fitoi edhe zgjedhjet presidenciale në Kosovë më 1998, u zgjodh dy herë President i Kosovës nga Kuvendi në zgjedhjet e pasluftës”, ka theksuar ai.
Rugova e ka pas shpallur 24 majin Ditë të Presidentit në Kosovë.
E kjo ditë ka thënë si se është festuar si Ditë e Presidentit edhe në kohën kur President i vendit ka qenë Fatmir Sejdiu, që u zgjodh në këtë detyrë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës në fillim të vitit 2006.
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju