25 vjet bëhen nga vdekja e gjeneralit Ilir Konushevci, i cili ishte ndër themeluesit e UÇK-së në Llap dhe është njëri ndër themeluesit dhe mbështetësit e sektorit të logjistikës për UÇK-në në përgjithësi dhe për nder të tij Komanda e Logjistikës së TMK-së, me krenari e mban emrin e tij..
Ilir Konushefci lindi në fshatin Llugë të Podujevës, ai ishte ushtarë i shquar i UÇK-së, i cili ra dëshmorë po në këtë ditë në një pritë të organizuar nga forcat serbe.
Bashkë me të dëshmorë ra edhe mjeku Hazir Mala derisa ishin duke udhëtuar për në qytetin Bajram Curri.
Vrasja e Ilirit shkaktoi një humbje të madhe për tërë vendin e në veçanti për UÇK-në dhe Shtabin e saj Qendror./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...