Sot bëhen 25 vite nga lufta e “Lagjes së Re” dhe të Rakocit ku kishin rënë heroikisht 28 dëshmorë dhe 32 martirë në Kaçanik. Beteja e “Lagjjes së Re” dhe Rakocit është njëra ndër ngjarjet më të rëndësishme në Komunën e Kaçanikut.
Me rastin e 25 vjetorit të rënies së 28 dëshmorëve të kombit dhe 32 martirëve të luftës, të cilët ranë më 9 prill 1999 në Lagje të Re dhe Rakoc, nën përkujdesjen Kryetarit të Komunës Besim Ilazi në bashkëpunim me Këshillin Organizues dhe Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dega në Kaçanik, sot Manifestim Përkujtimor në Lagje të Re dhe Rakoc.
Pas përfundimit të Manifestimeve Përkujtimore do të bëhen homazhe dhe do të vendosen lule në vendin e rënies, pranë lapidarit të ngritur në Lagje të Re dhe në Rakoc si dhe në Kompleksin Memorial te Varrezat e Dëshmorëve ./rtk
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...
Fejohet Kida, merr propozim për martesë nga i dashuri i saj