Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar Masakrën në Qyshk në Zahaq, Pavlan e Llabjan.
Haradinaj tha se është njëra prej ngjarjeve me dhimbje më të mëdha që kemi përjetuar si popull.
“Masakra në Qyshk, Zahaq, Pavlan e Llabjan, është njëra prej ngjarjeve dhe dhimbjeve më të mëdha që kemi përjetuar si popull. 102 shqiptarë të paarmatosur, do të ekzekutoheshin barbarisht, nga njësitet e kombinuara ushtarake dhe policore serbe, si hakmarrje për humbjet e tyre gjithandej në frontet e luftës”, ka shkruar ai, shkruan Arbresh.info
Haradinaj tha se sot në këtë 25-vjtor kanë kujtuar e nderuar edhe eprorët e luftëtarët e kësaj ane, të rënë në beteja të ndryshme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dukagjin: Skender Çeku nga Qyshku; Jahë Kabashi, Blerim e Bekim Kelmendi, dhe Rifat Veseli nga Llabjani.
Kreu i AAK-së shprehet tutje se ngjarje të dhimbshme, sikur masakra që përkujtuam sot, dëshmojnë për rrugën e vështirë deri në liri, njëkohësisht për dhimbjen e madhe që kaluam si popull.
“Krimet e Serbisë nuk mund të harrohen e as të falen. Drejtësia duhet të vendoset sa më parë. I përjetshëm kujtimi për të rënët”, ka përfunduar Haradinaj.
Sot mbushen 25 vjet nga Masakra e Qyshkut, në të cilën forcat pushtuese kriminale serbe kishin vrarë dhe masakruar barbarisht 44 qytetarë.
Masakra e 14 majit 1999 ishte vetëm njëra nga të shumtat që kanë ndodhur gjatë luftës në Kosovë.
Fshati ishte rrafshuar me tokë, ndërsa nga aty ishin dëbuar më shumë se 400 civilë./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Policia gjen drogë brenda burgut të Dubravës
Të shtëna me armë zjarri në Malishevë, policia arreston tetë...
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...