25 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve që kanë ndodhur gjatë periudhës janar-prill të këtij viti.
Sipas statistikave të policisë dërguar për Arbresh.info, shihet se gjatë këtij katër mujorshi kanë ndodhur 22 aksidente fatale, dhe 6 mijë e 663 aksidente gjithsej.
Eksperti i komunikacionit, Bekim Ahmeti thotë se Policia po bën aq sa munden në aspektin e sigurisë së komunikacionit.
Por, sipas tij problemi qëndron tek vetëdijesimi i qytetarëve.
“Policia e Kosovës po bën aq sa po mundet ne aspektin e sigurisë se komunikacionit, por problemi është te vetëdijesimi qytetar. Duhet qe t’i arsimojmë fëmijët tanë prej nivelit parashkollorë deri te ai parauniversitar në lidhje me komunikacionin”, thotë ai për Arbresh.info
Sipas tij, policia duhet të gjobisë të gjithë ngasësit pa dallim e pa mëshirë, që thyejnë rregullat e komunikacionit.
Ndërsa shton se duhet të formohet policia lokale nëpër komuna.
Vitin e kaluar 106 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve.
aksidente me dëme janë regjistruar 14 mijë e 790, kurse vitin e kaluar ishin 12 mijë e 951.
Në total, gjatë 2023-tës në Kosovë kanë ndodhur 23 mijë e 652 aksidente, ndërsa vitin e kaluar kishte 20 mijë e 794.
Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës që publikohen pas aksidenteve, shkaqet më të shpeshta që çojnë në aksidente, janë mosrespektimi i shenjave të komunikacionit, mospërshtatja e ngasjes së makinave me kushtet në rrugë dhe kushtet atmosferike, si dhe përdorimi i telefonit gjatë ngasjes.
Kujtojmë se më 3 prill, hyri në fuqi i Ligji i ri për trafikun rrugor, ligj ky që parasheh masa dhe gjoba të ashpra për shkelësit e rregullave në komunikacion.
Gjobat që parashihen me ligjin e ri janë nga 20 euro deri në 6 mijë euro, gjersa ligji parasheh gjobat të ashpra për ata që tejkalojnë shpejtësinë e lejuar, nuk respektojnë semaforin, nuk vendosin rripin e sigurisë.
Gjoba janë paraparë edhe për këmbësorët që nuk kalojnë në vendkalimin e dedikuar për ta, ndërkaq me ligj është rregulluar edhe çështja e përdorimit të trotinetëve elektrikë.
Në prill, portali Arbresh.info kanë ndjekur nga afër aktivitetet e Policisë së Kosovës.
Bashkë me patrullën e Policisë ishte edhe Komandanti i Njësisë për kontroll të autostradave (NjKA), Major Ismail Fejzullahu i cili kishte thënë se rregullat e reja kanë ndikuar për mirë dhe po vërehet një ndryshim.
“Po bazuar në disa analiza që janë bërë më herët dhe disa shkaktar të mundshëm, ka qenë shumë e nevojshme me i ba disa ndryshme, ligjvënësit i kanë aprovu dhe i kanë ndryshu disa dispozita ligjore. Deri tash fatmirësisht kemi rezultate pozitive, inkurajuese që qytetarët pak janë më të vetëdijshëm dhe më të kujdesshëm”, ishte shprehur ai./Arbresh.info/Kujtesë Berisha/
Në Leposaviq vendoset gurthemeli i objektit të ri të nënstac...
Rama: Shqipëria Turistike, në gjigantin mediatik amerikan Wa...
Chelsea kthehet te fitorja, triumfon në udhëtim te Leicester...
Sulmet izraelite në Gazë, shkon në 189 numri i gazetarëve të...
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Shtërpcë, policia ni...
Osmani takohet me ministren kanadeze, diskutojnë për situatë...