I vendosur në qendër të Prishtinës e simbolizon pavarësinë e Kosovës.
Monumenti “New Born” i cili është përuruar në të njëjtën ditë me shpalljen shtet të Kosovës çdo vit ndryshon pamjen.
Por këtë herë do të bëhet një renovim tjetër, edhe mbështetësi financiar dallon.
Në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet Kuvendi i Komunës së Prishtinës ka hapur tender me titull ’ Ndërtimi i bazës se monumentit New Born”.
Në të njëjtin njoftim thuhet se komuna ka parashikuar vlerën e kontratës prej 23.532 euro.
Gjithashtu aty ceket se afati kohor për përfundimin e punimeve është 45 ditë. E afati i fundit për pranim të tenderëve është 27.11.2019, në të njëjtën ditë do të bëhet edhe hapja e tenderëve.
E këtë renovim e ka mirëpritur ideatori i monumentit ‘New Born’ njëherë ish-deputet i Kuvendit të Kosovës, Fisnik Ismaili.
Ai në një prononcim dhënë për arbresh.info ka thënë se komuna e Prishtinës është treguar bashkëpunëtore teksa ka uruar që punimet të përfundojnë para datës së shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.
“Unë kam përkrahje të vazhdueshme nga Instituti për Mbrojtje të Monumenteve me të cilët bashkëpunojmë çdo herë për ngjyrosje ndërsa komuna është tregu bashkëpunuese me faktin që këtë kërkesë unë e kam dërguar, është anuluar një herë dhe tash do të përfundoj, shpresoj që të kryhet para datës 17 shkurt”, ka thënë ai.
Ismajli ka treguar gjithashtu se për çfarë bazamenti bëhet fjalë.
“Ka qenë pjesë e propozimit me e bo një bazament të vogël dhe ky tender ka dalë gjatë verës por ka dështuar pasi kompania nuk ka mujt me e kry punën dhe është rishpall .Është projekt që përfshin një bazament sa një shkallë”, ka shtuar Ismaili.
Ndryshe monumenti ‘New Born’ është skulpturë tipografike e përuruar më 17 shkurt 2008 në të njëjtën ditë kur edhe Kosova ka shpallur pavarësinë e e vendosur në qendër të Prishtinës saktësisht përballë Pallatit të Rinisë dhe Sporteve.
Ky monument çdo 17 shkurt ndryshon pamjen e është një nga pikat më të vizituara nga turistët ndërsa ka tërhequr vëmendjen edhe të medieve ndërkombëtare teksa ishte në faqe të parë edhe të New York Times.
‘New Born’ që arrin peshën e 9 tonëve është krijuar nga Fisnik Ismaili dhe nga agjencia kreative Ogilvy Kosova./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...