Fshati Marali i komunës së Malishevës do të bëhet me park.
Për këtë Kuvendi Komunal tashmë ka dhënë edhe tenderin, shkruan arbresh.info.
Në njoftimin për nënshkrim të kontratës të bërë publik në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik thuhet se ky park do të kushtoj rreth 25 mijë euro ose saktësisht 24.912,5 euro.
E në të njëjtin njoftim thuhet se nga 8 operator që kanë aplikuar fitues ka dalë grupi i Operatorëve Ekonomik ‘N.N.SH. ARDI ; AAB CONSTRUCTION SH.P.K.’.
Operatorët fitues kishte ofruar çmimin më të ulët ndërsa çmimi më i lartë i ofruar ishte 36.210,00 euro. Ndërsa çmimi që Kuvendi Komunal kishte parashikuar me hapjen e tenderit ishte 39.425,00 euro.
Kohëzgjatja e kontratës është rreth 2 muaj ose 50 por nuk aty ceket data kur planifikohet të nisin punimet./arbresh.info/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?