Grupi prej 25 kompanive nga Kosova e Shqipëria të kontraktuar si punëkryese në “Autostradën Arbën Xhaferi”, pretendojnë se janë mashtruar nga kompania Bechtel Enka lidhur me pagesat për ndërtimin e disa prej urave. Ata pretendojnë se kjo kompani u ka mbetur borxh 989 mijë euro.
Fillimisht këto 25 kompani ishin nënkontraktuar nga kompania kroate “Suma Engineering Platform” që kishte qenë e kontraktuar drejtpërdrejt nga Bechtel Enka, e cila është fituese e tenderit për ndërtimin e autostradës.
Këto kompani para tri ditësh i janë drejtuar zyrës së Kryeministrit, një kërkesë për zgjidhjen e problemit. Ata kërkojnë reagimin e qeverisë pasi në të kundërtën thonë se një numër i madh i kompanive do të falimentojnë dhe do të mbeten pa punë rreth 300.
“Meqenëse ne kishim marrëveshje kontraktuale me kompanin “Suma Engineering Platform” dhe kohë pas kohe vërehej dukuria e mospagesave nga ana e kësaj kompanie, në mes të muajit maj 2018 kemi njoftuar përfaqësuesin e kompanisë z. Antonie Tomic për ndërprerjen e punëve në këtë projekt për arsyje të mospagesave me kohë të faturave”, thuhet në letrën e dërguar nga këto kompani te kryeministri Haradinaj.
Në këtë dokument kompanitë thonë se i kishin ndërprerë punimet kah mesi i muajit maj të vitit të kaluar. Dhe se pas këtij veprimi nga ta, përfaqësuesit e Bechetel Enka i kishin ftuar në takim me 24 mars, shkruan Insajderi.
Takimi thonë ata ishte mbajtur në kampin qendror të Bechtel Enka në Ferizaj, gjatë së cilit për faqësuesit e kompanisë u kishin kërkuar që puna mos të ndërprehet.
“Na është garantuar nga përfaqësuesit e Bechtel Enka që do të na paguajnë obligimet (Borxhet)që i ka kompania Suma Engineering platform deri me datën 24 maj 2018 si dhe kanë marr përgjegjësi dhe kanë premtuar për pagesat e obligimeve (do të ju qëndrojmë mbrapa) deri në fund të projektit”, thuhet në shkresën e dërguar kryeministrit.
Pas kësaj këto kompani kishin vazhduar punimet dhe furnizimet për këtë projekt.
“Fillimisht dukej se kjo çështje u përmirësua por me kalimin e kohës filluan prap problemet me mospagesat e faturave, që deri më tani vlera e përgjithshme e borxhit që kompania Suma Engineering platform ndaj kompanive lokale është 989 mijë euro”, thuhet në njoftim.
Britania sanksionon 5 zyrtarë gjeorgjianë për shtypjen e pro...
Ancelotti thotë se nuk e kishte menduar rikthimin tek Reali,...
Arrestohet 40 vjeçari në veri, policia i gjen rreth 100 kart...
Haradinaj për Hovenierin: Ishte më shumë se ambasador
Kurti dhe Rizvanolli vizitojnë ndërmarrjen KRU “Prisht...
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...