2486 gjoba të shqiptuara në trafik gjatë 24 orëve të fundit

10:26 | 11 Korrik 2024
R J

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2486 gjoba në trafik.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë evidentuar 55 aksidente në trafikun rrugor, ku 19 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 36 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 16 persona./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme