245 pjesëtarë të Policisë së Kosovës ushtrojnë grada nga ato që i kanë arritur. Shumë prej tyre madje ushtrojnë deri në tri grada. Kjo është një prej të gjeturave të Zyrës së Auditimit paraqitur në raportin për vitin 2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Përveç kësaj Auditori ka tërhequr vërejtjen në lidhje me keqmenaxhimin në servisim të automjeteve të policisë pasi që ka qindra në pritje për tu rregulluar dhe njëkohësisht shpenzohen milionë në blerjen e të rejave.
‘Në PK, 245 të punësuar të stafit policor ushtrojnë grada të tjera prej atyre që aktualisht i kanë arritur. Prej tyre. 20 ushtrojnë më shumë se një gradë deri në tri grada. Sipas udhëzimit, për qëllime operative me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të PK’së mund të caktohen për një vend tjetër nëse plotësohen kushtet dhe kriteret e parapara. Megjithatë kjo duhet të rishikohet dhe caktimi në pozita të bëhet sipas gradave të fituara”, thuhet në raport.
Haliti tregon si ndodhi pajtimi mes Gazmend Muhaxherit dhe f...
Arioni qan me dënesë pas largimit të Dianës
Trump cakton sekretarin e tregtisë
Kolaj nga IKD: Shteti t’i mbështesë ish-krerët e UÇK-së në H...
Diana mes lotësh largohet nga shtëpia
Gyokeres “i pamëshirshëm” për kundërshtarët, dy gola tjerë m...