244 telefona të sekuestruar gjatë dy ditëve në Prishtinë

17:31 | 8 Nëntor 2023
E.G

Policia e Kosovës bashkë me Inspektorët e Ministrisë së Insustrisë dje kanë kontrolluar 31 “Mobile Sho” në Prishitnë ku kanë sekuestruar 118 telefona të mençur.

Ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të, bën të ditur komunikata, përcjell Arbresh.info.

Gjatë ditës së sotme, policia ka lajmëruar pronarin e biznesit në fjalë dhe ka hapur lokalin në prezencë të tij dhe ka kryer kontroll.

Si rezultat i këtij kontrollimi, janë sekuestruar:

(67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.

(59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Sipas policisë, mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

“Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”

“Kontrabandimi i mallrave” dhe

“Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt.

Komunikata e plotë:

Siç jeni njoftuar përmes komunikatës zyrtare, dje është zbatuar Urdhër Kontrolli i lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë për kontrollimin e 31 lokaleve/bizneseve “Mobile Shop” në Prishtinë dhe si rezultat i zbatimit të kësaj Urdhëresë, me datë 07.11.2023 janë kontrolluar gjithsejtë 30 biznese nga 31 të cekura në të dhe janë sekuestruar 118 telefona të mençur, ndërsa një biznes i njohur për hetuesit në momentin e fillimit të kontrollit e deri në përfundim nuk ka qenë i hapur, andaj i njëjti në konsultim me Prokuroren e rastit e në koordinim me Inspektorët nga MINT është bllombuar, të mos ketë qasje askush në të.

Sot më datë 08.11.2023, pasi që është lajmëruar pronari i biznesit në fjalë, në vazhdën e zbatimit të urdhër kontrollit të lartcekur nga Gjykata, Policia së bashku me Inspektorë nga MINT, rreth orës 09:30 ka shkuar në lokacionin në fjalë, është hapur lokali në prezencën e pronarit dhe është bërë kontrollimi i tij.
Si rezultat i kontrollimit/inspektimit nga autoritetet kompetente në lokalin/biznesin në fjalë sot janë sekuestruar:
– (67) Telefona të mençur (Smart Phone), të cilët dyshohet se në vendin tonë kanë hyrë duke iu shmangur taksave dhe tarifave doganore e procedurave tjera të rregullta.
– (59) Telefona të mençur (Smart Phone), janë sekuestruar përkohësisht, pasi që për këta telefona pronari i biznesit ka ofruar dëshmi mbi prejardhjen, mirëpo nuk kanë qenë bindëse sipas Inspektorëve dhe për këtë arsyeje janë sekuestruar me qëllim të verifikimit në detaje.

Mbi bazën e këtyre veprimeve është krijuar dyshimi se i dyshuari (pronari i biznesit të kontrolluar), dyshohet se ka kryer veprat penale:

• “Shmangia nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore”
• “Kontrabandimi i mallrave” dhe
• “Shmangia nga tatimi”

Pas ndërmarrjes se gjitha veprimeve të nevojshme, është kontaktuar Prokurorja e rastit, e cila është njoftuar me të gjitha detajet e rastit dhe nga e njëjta na është kërkuar që i dyshuari të lirohen, ndërsa rasti të mbetet në procedurë të rregullt./Arbresh.info/

LEXO EDHE: 

Kontrollohen 31 mobil shop-a në Prishtinë, sekuestrohen 118 telefona të mençur

 

Të ngjashme