Google ADS

24-vjetori i zhdukjes së Ukshin Hotit, Andini: S’pata fatin të bëheshe udhërrëfyes i jetës sime, ama u bëre i fatit të popullit

13:50 | 16 Maj 2023
A. B.

Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka përkujtuar babain, veprimtarin e Lëvizjes Kombëtare Ukshin Hoti, në 24-vjetorin e zhdukjes.

Hoti, në një shkrim në “Facebook”, emocionues tha se edhe pse babai nuk arriti të bëhej udhërrëfyes i jetës së tij, u bë udhërrëfyes i popullit shqiptar.

“Nuk e pata fatin që të bëhesh udhërrëfyes i jetës time, por Ti u bëre udhërrëfyes i fatit të popullit tonë. 24 vjet dhimbje pa ty, 24 vjet me krenarinë që rritet çdo ditë”, ka shkruar Hoti. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme