Me rastin e shënimit të 24-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës, do të mbahen disa aktivitete policore.
Me fillim nga ora 10:00 qytetarët mund të vizitojnë stacionet policore të Policisë së Kosovës.
Në po të njëjtën orë në Sheshet “Ibrahim Rugova” dhe “Skënderbeu” do të bëhet ekspozimi i disa njësiteve dhe pajisjeve policore.
Edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla do t’i vizitojnë njësitet policore.
Vizita e tyre do të bëhet nga ora 11:00.
Aktivitetet e Policisë përmbyllen me ceremoninë e shënimit të 24-vjetorit të Ditës së Policisë së Kosovës.
Ceremonia nis në orën 19:05./Arbresh.info/
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...
Mustafa i reagon Kurtit për doracakët, e publikon deklaratën...
Franca ‘gjunjëzon’ Italinë, Belgjika pëson ndaj Izraelit
Sërish protestohet në Novi Sad