Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha me rastin e 24 vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës tha se kjo ditë shënon një ringjallje të shpresës për qytetarët e këtij vendi.
“Kjo ditë shënon një ringjallej të shpresës të qytetarëve për fillim të zbatimit të rendit dhe ligjit në Kosovë. Dhe një ringjallje për një jetë të sigurt”, tha Hoxha.
Për pajisjet që u ekspozuan sot në sheshin “Ibrahim Rugova dhe “Skënderbeu”, Hoxha tha se ato kanë për qëllim ruajtjen dhe rendin e ligjit.
“Qëllimi i kësaj ekspozitë është që qytetarët tonë të ndjehen te qetë dhe të sigurt, dhe nuk kanë nevojë të frikësohen, përveç atyre që janë në kundërshtim me rendin dhe ligjin”, u shpreh drejtori i policisë.
Hoxha uroi të gjithë policët, e në veçanti ata që punojnë në vijë të parë.
“Ju falënderoj të gjithëve që kanë dal në shesh për të parë ekspozitën, falënderoj policët për punën që kanë bërë në veçanti ata që punojnë në vijë të parë”, u shpreh Hoxha.
Tutje Hoxha uroi për suksese të përbashkëta.
“Urojmë që edhe në të ardhmen të kemi suksese të përbashkëta”, përfundoi ai./Arbresh.info/