Në një ngjarje të rëndësishme historike si 24-vjetori i masakrës në Burgun e Dubravës, e pashmangshme ishte edhe vizita e kësaj Qendre Korrektuese nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën e tij, Kurti fillimisht ngriti lart figurat historike të Adem Demaçit, që vuajti 28 vite burgosje dhe Ukshin Hotit që kaloi nëpër burgje nga viti 1981 deri më 1999, kur dhe u zhduk po në burgun e Dubravës më 16 maj 1999, fare pak ditë para masakrës që sot po e përkujtojmë.
Para të pranishmëve, kryeministri shtoi se të burgosurit politikë shqiptarë në Jugosllavi, ishin një kategori më vete që nuk mund të injorohej dhe as të shmangej, gjë e cila u dëshmua në luftën e fundit, kur shteti i Serbisë i grumbulloi mbi 980 të burgosur politikë shqiptarë nga të gjitha burgjet, duke i grumbulluar në burgun e Dubravës, për t’i eliminuar.
“Ky plan dhe kjo “zgjidhje përfundimtare” e ideuar nga Serbia, e bëri burgun e Dubravës një lloj kampi përqendrimi politik, për të burgosurit politikë shqiptarë. Qëllimi ishte jo vetëm eliminimi i tyre politik, por edhe zhdukja e tyre fizike. Se çka ndodhi në burgun e Dubravës mes 19 majit dhe 24 majit të vitit 1999, më së miri e kanë rrëfyer dhe na e rrëfyen edhe sot dëshmitarët e atyre ngjarjeve, të burgosurit e mbijetuar të masakrës në burgun e Dubravës, që fatmirësisht janë shumë”, tha kryeministri.
Ndonëse të burgosurit e mbijetuar, sikurse Enver Dugolli, Nait Hasani, Ukë Thaçi, Asllan Selimi e të tjerë autorë, e kanë rrëfyer historinë e masakrës në burgun e Dubravës deri në detaje bashkë me emrat e atyre që kryen këtë krim lufte, kryeministri shtoi se ata ende nuk janë nxjerrë para drejtësisë, përkundër dëshmive dhe dëshmitarëve.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se Kurti vlerësoi se kjo vizitë përveç për ta kujtuar masakrën e kryer nga Serbia mbi të burgosurit shqiptarë këtu, është edhe për ta denoncuar këtë krim lufte të kryer nga shteti serb, ngase Republika e Kosovës është shteti ynë që po ngritët e po forcohet dhe i cili nuk harron dhe nuk fal asnjë krim të bërë gjatë luftës.
“Lavdi për të gjithë të burgosurit të vrarë në masakrën në burgun e Dubravës dhe secilës jetë të dhënë në rrugën tonë për lirinë e Kosovës!”, tha në fund Kurti.
Në vizitën në Dubravë, bashkë me kryeministrin Kurti ishin edhe Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu si dhe Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Andin Hoti./Arbresh.info/
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...
Shqipëria do ta mbyll për një vit, reagon TikTok – kërkon sq...