Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me rastin e 24 vjetorit të themelimit të kësaj partie tha se ky subjekt politik bart mbi supet të kaluarën historike.
“24 vjet më parë në 10 tetorin në vitin 1999 kur Kosova po i jetonte ditët e para të lirisë, shumë burra dhe gra që për dekada kontribuan për këtë të arritur historike u bënë bashkë si dikur në organizatat patriotike, si dukur në ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe themeluan Partinë Demokratike të Kosovës. Një parti që mbi supe bart të kaluarën historike që pa ndalur punon për të sotmen dhe që me besim shikon nga e ardhmja “, shprehet Krasniqi.
I pari i këtij subjekti politik përmend të arriturat e kësaj partie që nga koha e themelimit.
“Ky ishte ideali i atij brezi që pasi arriti çlirimin punoj fortë në Kosovën e re, me qëllimin e qartë të Hashim Thaqit e të Kadri Veselit. Kosova u shpall shtet i pavarur, u ngritën institucionet shtetërore, mbi 100 shtete njohën pavarësinë tonë, u ndërtuan rrugë autostrada shkolla e spitale të reja u rritën pagat e pensionet ndërsa u ulën taksat dhe tatimet”, tha Krasniqi, shkruan Arbresh.info
Ai falënderoi të gjithë që kanë kontribuar në këtë rrugëtim të përbashkët, duke shtuar se janë të gatshëm për përgjegjësitë e së nesërmes.
“Kjo histori e jashtëzakonshme e suksesit na bën shumë krenar por dhe na rikujton aftësinë e PDK-së për ta ri zbuluar vetveten në çdo situatë dhe para çdo sfide sepse ne qëndrojmë mbi themele të forta të krenarisë kombëtare. Falënderues për të djeshmen dhe të gatshëm për përgjegjësitë e së nesërmes. Sot ju uroj të gjithë juve që kontribuat në këtë rrugëtim të përbashkët”, shprehet i pari i PDK-së.
“Gëzuar ditëlindjen e Partisë Demokratike të Kosovës”, përfundon Krasniqi./Arbresh.info/
Sindikalistët e shëndetësisë njofton për protestën e radhës ...
Dy shqiptarë të nominuar për çmimet vjetore të FIFA-s
Rumania fillon rinumërimin e votave pas akuzave për shkelje ...
Bebushja Luna Mari Ejlli rrëmben vëmendjen me veshje kombëta...
Hovenier: Falënderues për ushtarët amerikanë që shërbejnë në...
Sveçla: Sulmet në veri, dëshpërim i bandave të dirigjuara ng...