Sot bëhen 24 vjet nga rënia heroike e Fehmi dhe Xhevë Lladrovcit në luftën për çlirimin e Kosovës si pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Burrë e grua, ranë së bashku në luftën për liri më 22 shtator të vitit 1998, në luftime kundër ushtrisë serbe në fshatin Gradinë, në veri të Kosovës.
Në të njëjtën ditë ranë dëshmorë edhe Fatime Hetemi dhe Shefqet Zeka.
Së bashku, Fehmiu dhe Xheva ata ishin pjesë e UÇK-së që nga fillimi dhe luftuan pareshtur kundër forcave serbe për një qëllim të vetëm hyjnor, lirinë.
Në vitin 1991 ata shkuan në Kroaci për të bërë rezistencë ndaj ushtrisë serbe, dhe më pas, u kthyen në vendlindje, u bënë pjesë e Lëvizjes Popullore të Kosovës (LPK), për të filluar më vonë angazhimin në UÇK.
Figurat e të dyve janë emblematike në historinë e Kosovës për çlirim. Më të veçantë i bën fakti që si çift, gjithmonë ishin bashkë sa herë që kishte nevojë atdheu, ashtu siç kishin qenë Azem e Shote Galica./arbresh.info
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...