Sot bëhen 24 vite nga ndalja e bombardimeve të NATO-s kundër forcave serbe.
Sulmet këto të cilat nisën në 24 mars, për t’u ndalur pas 78 ditëve.
Sekretari i asaj kohe i NATO-s, Javijer Solana, dha urdhrin për ndalimin e bombardimit më 10 qershor 1999.
Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi rezolutën 1244, ku u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.
Dy ditë më pas (12 qershor) në Kosovë arritën trupat e para të këmbësorisë së NATO-s dhe nisi largimi i forcave serbe.
Misioni ishte i ndarë në pesë zona të përgjegjësisë, që i përkisnin KFOR-it amerikan, anglez, francez, gjerman dhe italian.
Pas hyrjes së NATO-s, në Kosovë u vendos misioni i përkohshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili do të administronte vendin për një periudhë të caktuar kohore./Arbresh.info/
Sot mbahet protestë solidarizuese me punëtoret teknike të Ku...
Ngjarjet e paralajmëruara për sot
Shpërthim me tritol në Shkodër
E pyesin se kur do të pensionohet nga boksi – Joshua impresi...
Von der Leyen premton 10 miliardë euro në ndihmë të rajoneve...
Moti në Shqipëri me vranësira dhe reshje shiu