Sot shënohet përvjetori i 24-të të masakrës së Mejës të Gjakovës.
Kjo masakër është bërë me =27 prill të vitit 1999, dhe u vranë 376 persona në luftën e fundit të Kosovës dhe Serbisë.
Burrat u nxorën nga kolonat e refugjatëve në një pikë kontrolli në Mejë dhe familjet e tyre u urdhëruan që të vazhdojnë udhën për në Shqipëri.
Burrat dhe djemtë u ndanë nga kolona, pastaj u ekzekutuan pranë rrugës. Masakra konsiderohet si më e madhja gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.
Vetëm një pjesë e kufomave janë gjetur, pjesa tjetër janë vënë në kamionë dhe janë transportuar në Serbi ku janë varrosur në varreza masive ose janë djegur për të zhdukur gjurmët.
Brenda disa orëve janë ekzekutimi më i madh dhe masakrat më makabër gjatë kohës së luftës të Kosovës.
Sipas dëshmive të Kryetarit të Departamentit të Sigurisë së Divizionit të Ushtrisë Jugosllave në Prishtinë, Momir Stojanović, masakra ishte planifikuar më herët dhe misioni i saj ishte ‘të neutralizonte elementet terroriste në zonë’./Arbresh.info/
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...