Zëvëndësministrja e Punëve të Jashtme, Liza Gashi, ka kujtuar 24 marsin të vitit 1999 në 24 vjetorin e bombardimeve të NATO-s.
Gashi me anë të një postimi në Twitter, këtë ditë e ka quajtur si Ditë Shprese, duke thënë se ishte dita kur u vendos t’i jepej fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit.
“Sot kujtojmë Ditën e Shpresës (1999), ditën kur bota e lirë u bashkua dhe përmes NATO-s vendosi t’i jepte fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës nga regjimi i Millosheviqit. Në këtë kohë, forcat serbe kishin vrarë mbi 15 mijë civilë shqiptarë, nga të cilët 1 mijë e 500 ishin fëmijë”, shkroi ajo.
Tutje, ajo u shpreh se nuk duhet rënë pre e propagandës së Serbisë.
“Çdo 24 mars, Serbia aktivizon fabrikat e saj të propagandës duke e portretizuar fushatën #NATO si të padrejtë dhe duke u përpjekur të fshehë krimet e veta dhe ta portretizojë veten si viktimë. Ne nuk duhet të biem pre e kësaj propagande. Fushata e NATO-s i dha fund gjenocidit të vazhdueshëm të shqiptarëve të Kosovës”, shkroi tutje ajo./arbresh.info/
Every 24 March, Serbia activates its propaganda factories portraying the #NATO campaign as unjust and trying to hide their own crimes and portray themselves as the victims. We must not fall prey to this propaganda. The NATO campaign ended the ongoing genocide of Kosova Albanians pic.twitter.com/cAxOq4L1wq
— Liza Gashi (@GashiLiza) March 24, 2023
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...
Gjimshiti triumfon ndaj Ismajlit, Atalanta rikthehet në krye...
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë...