24 vjet nga beteja e Shkëmbit të Gradinës

08:53 | 18 Prill 2023
Diellza Gashi

24 vite bëhen sot nga beteja e Shkëmbit të Gradinës, për të mos lejuar depërtimin e forcave serbe në rrafshnaltën e Berishës.

18 prilli i vitit 1999 na kujton luftën e trimave më të dinjetetshëm të lirisë, ditën historike për fatin e luftë sonë çlirimtare, atë ditë mbrohej nderi i atdheut.

Shtabit i Përgjithshëm i UÇK-së, mbrohej zëri militant i Radios “Kosova e lire” dhe i agjencisë “Kosova press” dhe mbi të gjitha mbrohej popullata civile që kishte vendosur të vdiste e të farosej pore nuk do ta lëshonte Drenicën. Atë ditë luftëtaret e Brigadave 121,113, të njësive speciale dhe të tjerë treguan heroizëm të paparë.

Pikërisht në këtë datë, Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Islam Kastrati, Mentor Gashi dhe bashkëluftëtaret e tjerë zbatuan me përpikëri urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm (citojmë): “këmbësoria serbe nuk guxon t’i kalojë pozicionet tona pa kaluar nëpër trupat tonë”.

Shkëmbi i Gradinës ishte kthyer në bedenë të kështjellës së Krujës së Gjergj Kastriotit, ishte kthyer në muret e Tepelenës së Ali Pashait, ishte bërë Vraninë e Oso Kukës. Atje luftëtaret e lirisë kishin shpalosur mësimin e Komandantit legjendar Adem Jasharit.

Fitorja te shkëmbi i Gradinës ishte fitorja më vendimtare e UÇK-së. Forcat serbe nuk arritën të depërtojnë. Ata ishin të bindur se te shkëmbi i Gradinës po shkruhej historia e fitores shqiptare, ata ishin te bindur se kurrë nuk do ti shkelin ato maja andaj terë tërbim kishin filluar sulmin e përgjithshëm mbi të gjitha pikat. Fitorja te shkëmbi i Gradinës, qëndrimi i patundur në të gjitha istikamet për rreth si në: Arllat, te Bytyqtë, në Lladrovc, qëndresa e pashembullt e ushtarëve tanë në grykën e Kishnarekës, në të dy Grykat e Nekovcit, në grykë të Baicës, të Shalës e të Krajmirit ishte tregues i qartë për armikun se me asnjë çmim nuk do ti shkelte ato troje të shenjta e të mbrojtura nga luftëtaret tanë të pa mposhtur.

Atë ditë në logun e luftimeve kanë renë heroikisht: Halim Bajraktari, Mentor Morina, Ramadan Bytyqi, Islam Kastrati dhe Mentor Gashi./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme

Foto lajm